Flash

Sfiduan luftanijen ruse, rojet e Ishullit të Gjarprit janë gjallë

Lapsi.al 1 March 2022
Sfiduan luftanijen ruse, rojet e Ishullit të Gjarprit janë gjallë

Ndonëse presidenti Volodymir Zelensky i shpalli heronj pas vdekjes, marina ukrainase ka njoftuar se 13 rojet ushtarake të Ishullit të Gjarprit që sfiduan luftanijen ruse në ditën e parë të pushtimit, janë ende gjallë.

“Shkoni në djall”, u dëgjuan të thonë rojet ukrainase kur pala tjetër u kërkoi të ulnin armët e të dorëzoheshin.

Rusia qe shprehur se trupat e ishullit ishin dorëzuar, ndërsa presidenti pohoi se kishin vdekur dhe i bëri nderimet më të lartë për guximin e treguar.

“Vëllezërit tanë janë shëndoshë e mirë”, konfirmuan në Facebook forcat detare ukrainase. Sipas tyre, ushtarët luftuan me trimëri dhe zbrapsën sulmet e pushtuesve rusë, por nuk arritën dot ta vazhdonin betejën për shkak se mbetën pa municione. Mësohet se rusët kanë shkatërruar krejtësisht infrastrukturën e ishullit, duke përfshirë farin e tij, kullat, antenat dhe të gjitha linjat e komunikimit.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI