Flash

Zhiva, rreziku pas shkëlqimit

Një termometër thyhet në shtëpi. Pikëzat e argjendta shpërndahen në dysheme dhe mbetjet përfundojnë në kosh. ...

15:27

Trajneri i Lokomotiv Moskë jep dorëheqjen: "Nuk punoj dot aty ku lideri është përgjegjës për luftën"

Lapsi.al 1 March 2022
Trajneri i Lokomotiv Moskë jep dorëheqjen: "Nuk punoj dot aty ku

Trajneri i Lokomotiv Moskës, Markus Gisdol, ka dhënë dorëheqjen nga detyra për shkak të pushtimit rus të Ukrainës. “Për mua, trajneri është puna më e mirë në botë, por nuk mund ta ushtroj profesionin tim në një vend ku lideri është përgjegjës për një luftë në mes të Evropës – tha trajneri gjerman për gazetën Bild – Kjo nuk është në përputhje me vlerat e mia, prandaj dhashë dorëheqjen me efekt të menjëhershëm. Nuk mund të qendroj në një fushë stërvitjeje në Moskë, të stërvis lojtarët, të pretendoj profesionalizëm, kur pak kilometra larg jepen urdhëra që i shkaktojnë vuajtje një populli të tërë. Ky është vendimi im personal dhe jam absolutisht i bindur për këtë".

Gisdol, i cili mbërriti në Rusi në tetor, ka drejtuar Lokomotivën, e përjashtuar një ditë më parë nga Europa League, për vetëm dymbëdhjetë ndeshje. Vendin e tij do ta zërë përkohësisht Marvin Kompper.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI