Flash

Dita e shtatë e luftimeve/ Raketat ruse godasin Kievin dhe qytetet e tjera, nuk kursehen qytetarët

Lapsi.al 2 March 2022
Dita e shtatë e luftimeve/ Raketat ruse godasin Kievin dhe qytetet e tjera,
Ukraina ka hyrë në ditën e shtatë të qëndresës përballë agresionit rus. Luftimet dhe sulmet me raketa nga ushtria ruse nuk kanë ndaluar as gjatë natës e as herët në mëngjes, kur u targetuan banesa, shkolla dhe maternitete. Qyteti i dytë më i madh në Ukrainë, Kharkiv, u godit nga disa raketa, njëra prej të cilave shkatërroi plotësisht goditur ndërtesën e departamentit rajonal të policisë. Ndër të tjera, thuhet se ushtria ruse ka marrë Kherson qendror, një qytet strategjik i rëndësishëm në veri të gadishullit të Krimesë. Ky pretendim u mohua nga zyrtarët ukrainas. Rusët në Ukrainë nuk po kursejnë as civilët, teksa në rrjetet sociale është shpërndarë një video ku një tank hap zjarr ndaj një pallati të banuar. Një sulm i ri ushtarak në Kharkiv, Ukrainë, ka goditur një kompleks apartamentesh pranë një spitali. [caption id="attachment_702685" align="aligncenter" width="783"] A blast is seen in the TV tower, amid Russia's invasion of Ukraine, in Kyiv, Ukraine March 1, 2022. REUTERS/Carlos Barria[/caption] Ndërkohë gati për betejë po bëhet edhe qyteti i tretë më i madh në Ukrainë, ai i Odesës. Qendra e qytetit është totalisht e bishatisur, ndërsa qytetarët e paktë që kanë mbetur janë mobilizuar për të mbrojtur vendin e tyre. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka bërë sërish thirrje për ndihmë nga Perëndimi, teksa thekson se e vetme, Ukraina nuk ja del dot kundër Rusisë.  

Të këshilluara

SHBA dënon spiunin rus nga misioni në OKB

SHBA kanë dëbuar një “operativ të inteligjencës” ruse që punon në Kombet e Bashkuara. Lajmin e dha një zëdhënës i Misionit të SHBA në OKB. “Më 28 shkurt, ...

20:15

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI