Flash

Forcat ruse përparojnë në kryeqytet, kryebashkiaku i Kievit paralajmëron qytetarët

Lapsi.al 2 March 2022
Forcat ruse përparojnë në kryeqytet, kryebashkiaku i Kievit

Kryebashkiaku i Kievit ka paralajmëruar banorët se forcat ruse po përparojnë në kryeqytetin e Ukrainës, dhe u ka kërkuar njerëzve të mos dalin nga shtëpitë dhe të përgatiten për të mbrojtur qytetin, shkruan BBC.

“Forcat ruse po afrohen gjithnjë e më shumë pranë nesh,” tha kryebashkiaku Vitaliy Klitschko, duke shtuar se ka pasur luftime të shumta në periferi të kryeqytetit.

“Ne po përgatitemi dhe do të mbrojmë Kievin! Unë u bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të rezistojnë”.

Deri më tani, Kievi i ka rezistuar përpjekjeve të pushtimit rus.

Një autokolonë e blinduar ruse rreth 65 km e gjatë po i afrohet veriut të qytetit, sipas analistëve.

Të këshilluara

Spanja do të ndihmojë Ukrainën me armë

Spanja do të furnizojë Ukrainën me “armë sulmi”, ka thënë të mërkurën kryeministri i këtij shteti, Pedro Sanchez para Parlamentit. “Dua t’ju njoftoj se Spanj...

11:40

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI