Flash

Kryeopozitari Navalny thirrje nga burgu rusëve: Ngrihuni në protesta masive çdo ditë kundër pushtimit të Ukrainës nga Putini

Lapsi.al 2 March 2022
Kryeopozitari Navalny thirrje nga burgu rusëve: Ngrihuni në protesta

Kritiku i burgosur i Kremlinit, Alexei Navalny, iu ka bërë thirrje rusëve që të organizojnë protesta masive kundër pushtimit të Ukrainës nga Rusia. Thirrja për protesta është bërë nga zëdhënësja e Navalnyt, mëngjesin e sotëm, teksa lufta ka hyrë në ditën e shtatë.

“Alexei Navalny ka bërë thirrje që njerëzit të dalin e të protestojnë kundër luftës, çdo ditë, në orën 19:00, dhe në fundjavë në orën 14:00. Në sheshet kryesore të qyteteve tuaja, kudo që të jeni”, shkroi zëdhënësja e Navalnyt, Kira Yarmysh.

Lëvizja e kritikut të ashpër të Vladimir Putinit vjen pas thirrjeve të tij të mëparshme për mosbindje civile kundër pushtimit rus të fqinjit të saj.

Navalny, kundërshtari më i madh u Presidentit Putin, u burgos vitin e kaluar, pasi u kthye në Rusi nga Gjermania, pas shërimit të tij, ku laboratorët perëndimore konstatuan se rusët kishin tentuar ta helmonin me një agjent nervor në Siberi. Rusia, nga ana e saj, mohoi kryerjen e një sulmi të tillë.

Të këshilluara

SHBA dënon spiunin rus nga misioni në OKB

SHBA kanë dëbuar një “operativ të inteligjencës” ruse që punon në Kombet e Bashkuara. Lajmin e dha një zëdhënës i Misionit të SHBA në OKB. “Më 28 shkurt, ...

20:15

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI