Flash

Lukashenko deklaroi se nuk do të ndërhynte, Bjellorusia dyfishon trupat në kufi me Ukrainën

Lapsi.al 2 March 2022
Lukashenko deklaroi se nuk do të ndërhynte, Bjellorusia dyfishon

Bjellorusia do të dyfishojë numrin e trupave të saj në kufirin jugor me Ukrainën, tha udhëheqësi i këtij vendi, Alexander Lukashenko. Grupet e batalioneve taktike në kufi do të rriten nga pesë në dhjetë gjatë dy ditëve të ardhshme, tha ai. Sipas tij, këto janë grupe mobile, të trajnuara mirë dhe të gatshme “për të ndaluar çdo provokim dhe çdo veprim ushtarak kundër Bjellorusisë”.

Duke folur para Këshillit të tij të Sigurisë, Lukashenko e cilësoi mobilizimin si “veprim parandalues”. Vendet perëndimore kanë vendosur sanksione ndaj Bjellorusisë, për shkak të mbështetjes së Rusisë në pushtimin e Ukrainës. Bjellorusia thuhet se i ka mbështetur trupat ruse me forcat e veta.

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt, pasi nuk ka marrë garanci se NATO-ja nuk do të zgjerojë aleancën e saj ushtarake drejt lindjes. Perëndimi e ka dënuar ashpër veprimin, duke e cilësuar si shkelje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, dhe ka ndërmarrë një varg sanksionesh kundër subjekteve dhe individëve rusë. Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se ka autorizuar “një operacion të posaçëm ushtarak” në Ukrainë, për të eliminuar, sipas tij, kërcënimin serioz nga ky vend./REL

Të këshilluara

SHBA dënon spiunin rus nga misioni në OKB

SHBA kanë dëbuar një “operativ të inteligjencës” ruse që punon në Kombet e Bashkuara. Lajmin e dha një zëdhënës i Misionit të SHBA në OKB. “Më 28 shkurt, ...

20:15

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI