Flash

Avionët luftarakë rusë shkelin hapësirën ajrore suedeze

Lapsi.al 3 March 2022
Avionët luftarakë rusë shkelin hapësirën ajrore suedeze

Forcat e Armatosura Suedeze, përmes një deklarate për shtyp, bëjnë me dije se 4 avionë luftarakë rusë shkelën hapësirën ajrore të Suedisë gjatë ditës së mërkurë. Sipas komunikatës, dy avionë rusë Su-27s dhe dy Su-24s kaluan përmes detit, në lindje të ishullit Gotland. Forcat ajrore suedeze reaguan duke ngritur në ajër dy avionë Jas 39 Gripen.

“E kemi në kontroll situatën dhe do të mbrojmë integritetin territorial dhe kufijtë e Suedisë”, u shpreh shefi i forcave ajrore Carl-Johan Edström. Suedia është një ndër vendet që ndaloi avionët rusë të kalojnë në qiejt e saj pas ofensivës së Rusisë në Ukrainë.

Të këshilluara

Ukraina i kërkon armë SHBA-së: Duhen tani!

Ministri i Jashtëm i Ukrainës i ka kërkuar. Dimitri Kuleba, gjatë një bisede telefonike me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antoni Blinken, ka kërkuar më shumë a...

19:08

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI