Flash

"E duan Europën nën kontroll", ministri rus Lavrov e krahason SHBA-në me Hitlerin

Lapsi.al 3 March 2022
"E duan Europën nën kontroll", ministri rus Lavrov e

Në një konferencë për shtyp, Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov nuk ka shmangur komentet për aleatët perëndimorë. Ndonëse është Rusia ajo që po sulmon një shtet fqinj, shumë herë më të vogël, Lavrov ka krahasuar SHBA-në me Hitlerin dhe Napoleonin.

“Amerikanët po u diktojnë gjermanëve se çfarë është e mirë për sigurinë energjetike evropiane dhe ata thonë se nuk kanë nevojë për atë tubacion (Nordstream 2) dhe se siguria do të garantohet nga furnizimet nga SHBA, që është disa herë më e shtrenjtë. Ata po përpiqen të na imponojnë pikëpamjen e tyre për të ardhmen e Europës. Napoleoni dhe Hitleri kishin objektivin që të kishin të gjithë Europën nën kontrollin e tyre, tani amerikanët e kanë vënë Europën nën kontroll. Dhe ne shohim se kjo situatë ka treguar me të vërtetë se çfarë roli po luan BE në situatën globale.", tha Lavrov. 

Lavrov vazhdoi duke thënë se njëlloj si në filma ekziston "një e keqe absolute dhe një e mirë absolute" duke u shprehur se tabloja globale është në një gjendje të ngjashme.

 

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI