Flash

Lufta në Ukrainë, Zelensky: Kemi vrarë 9 mijë ushtarë gjatë një jave

Lapsi.al 3 March 2022
Lufta në Ukrainë, Zelensky: Kemi vrarë 9 mijë ushtarë

Numri i pushtuesve rusë të vrarë nga forcat ukrainase ka arritur në rreth 9000 vetëm në një javë që nga fillimi i pushtimit, sipas një deklaratë të presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shkruan Ukrinform.

“Ushtria jonë po bën gjithçka për të eleminuar armikun njëherë e përgjithmonë. Pothuajse 9,000 rusë janë vrarë në një javë,” tha presidenti.

 “19 dhe 20-vjeçarë. Çfarë kanë parë në jetën e tyre përveçse të pushtojnë tokën e dikujt tjetër?!” theksoi Zelensky.

Zelensky vuri në dukje se ushtria ruse nuk po merr as trupat e pajetë të ushtarëve të saj.

“Ukraina nuk dëshiron të mbulohet nga trupat e pajetë të ushtarëve. I tregoni komandantit tuaj se doni të jetoni, se nuk doni të vdisni. Ne duhet të ndalojmë luftën dhe të rivendosim paqen si sa më shpejt të jetë e mundur”, theksoi Zelensky.

Rikujtojmë se me 24 shkurt, presidenti rus Vladimir Putin i shpalli luftë Ukrainës dhe nisi një pushtim në shkallë të gjerë. Trupat ruse kanë shkatërruar infrastrukturën kryesore, duke goditur edhe ndërtesat e banimit.

Ukraina ngriti zyrtarisht një padi kundër Rusisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë të OKB-së në Hagë.

Të këshilluara

Ukraina i kërkon armë SHBA-së: Duhen tani!

Ministri i Jashtëm i Ukrainës i ka kërkuar. Dimitri Kuleba, gjatë një bisede telefonike me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antoni Blinken, ka kërkuar më shumë a...

19:08

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI