Flash

Macron i ashpër në telefonatën me Putin: Po gënjen veten dhe po bën gabim të madh. Do të kushtojë shtrenjtë!

Lapsi.al 3 March 2022
Macron i ashpër në telefonatën me Putin: Po gënjen veten dhe

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka paralajmëruar homologun e tij rus Vladimir Putin se ai po bën një “gabim të madh” në Ukrainë dhe se veprimet e qeverisë së tij do t’i kushtojnë shtrenjtë Rusisë në planin afatgjatë.

Sipas Reuters, gjatë bisedimeve telefonike të iniciuara nga Putini, Macron gjithashtu i tha Presidentit rus se po mashtronte veten për qeverinë në Kiev.

“Ti po gënjen veten. Do t’i kushtojë shtrenjtë vendit tuaj, vendi juaj do të përfundojë i izoluar, i dobësuar dhe nën sanksione për një kohë shumë të gjatë,” shtoi lideri francez.

Moska e ka hedhur poshtë administratën e Zelenskyy si jodemokratike, pavarësisht se ai ishte zgjedhur me 73 për qind të votave në zgjedhjet presidenciale të vitit 2019.

“Nuk kishte asgjë në atë që tha Presidenti Putin që mund të na qetësonte,” tha këshilltari për Reuters, duke shtuar se Putin kishte përsëritur narrativën e tij se ai po kërkonte “denazifikimin e Ukrainës”. 

Të këshilluara

Franca sekuestron jahtin e oligarkut rus

Autoritetet franceze kanë sekuestruar një jaht që i përket Igor Sechin, shefit ekzekutiv të kompanisë shtetërore ruse të energjisë Rosneft, si pjesë e sanksione...

14:40

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI