Flash

Putin nuk ndalet/ Zelensky krahason me pandeminë: Na ka sulmuar tjetër virus, por Ukraina po reziston

Lapsi.al 3 March 2022
Putin nuk ndalet/ Zelensky krahason me pandeminë: Na ka sulmuar tjetër

Megjithëse mes palëve vijojnë diskutimet për paqe, presidenti rus Vladimir Putin ka rritur agresionin në Ukrainë. Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, gjatë një fjalimi në mëngjes, ka thënë se bombardimet ruse nuk janë ndalur që nga mesnata. Megjithatë Zelensky thotë se mbrojtja e Ukrainës vijon dhe se nuk do të ndalet.

“Nuk kemi asgjë për të humbur përveç lirisë”, tha Zelensky, duke shtuar se forcat ukrainase kanë marrë çdo ditë furnizime në armatime nga aleatët ndërkombëtare.

Zelensky foli edhe për pandeminë, duke kujtuar rastin e parë me Covid në vend të regjistruar 2 vite më parë.

"Kanë kaluar dy vjet që kur Ukraina regjistroi rastin e parë të Covid-19. Ka kaluar një javë që nga sulmi i një virusi tjetër," tha ai duke iu referuar pushtimit rus.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI