Flash

"Shtëpia e barit" në Vlorë, policia 'kreh' zonën pasi ka dyshime për të tjera

Lapsi.al 3 March 2022
"Shtëpia e barit" në Vlorë, policia 'kreh'

Pas zbulimit të shtëpisë së barit një ditë më parë në lagjen"Kushtrimi"të Vlorës dhe arrestimit në flagrancë të Arnest Rrapajt, policia ka nisur kërkimet në gjithë zonën për zbulimin e banesave të tjera që kultivojnë lëndë narkotike. Policia e Vlorës kanë zbarkuar terren ku po krehin zonën për zbulimin e banesave të tjera. Dyshohet se duke qënë zonë periferike dhe pa ndriçim gjatë natës mund të ketë edhe banesa të tjera.

Ndërkohë mësohet se numri i personave të arrestuar nga zbulimi i shtëpisë së barit ka shkuar në katër. Blutë kanë vënë në pranga dy elektriçistë dhe një faturist në OSHEE Vlorë, përveçse pronarit të shtëpisë Rrapaj. Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në zonën që ata kishin në monitorim, nuk kanë konstatuar lidhjet e paligjshme të energjisë elektrike në banesën në përdorim nga shtetasi Arnes Rrapaj, e cila ishte përshtatur si ambient për kultivimin e bimëve narkotike cannabis sativa në kushte laboratorike.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të enjte

Orët e para të ditës do të jetën me kthjellime dhe vranësira të lehta në zonat verilindore. Ndërsa në orët në vijim pritet që vranësirat gradualisht të shfaqen ...

08:05

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI