Flash

U arrestua pasi protestoi kundër luftës në Ukrainë, e moshuara e mbijetuar e rrethimit të Leningradit

Lapsi.al 3 March 2022
U arrestua pasi protestoi kundër luftës në Ukrainë, e

Aktivistja e moshuar ruse, Yelena Osipova, që ka qenë në qendër të protestave të ditëve të fundit në Shën Petërsburg, kundër pushtimit të Ukrainës, është arrestuar nga autoritetet.

Ajo është larguar me forcë nga qendra e qytetit, nga një grup efektivësh. Ata shihen se si tërheqin me forcë të moshuarën dhe e dërgojnë në rajonin më të afërt.

Osipova, thuhet se ka qenë dëshmitare e Luftës së Dytë Botërore dhe arriti t’i mbijetonte rrethimit famëkeq të Leningradit.

Vlen të përmendet, se në shumë qytete të Rusisë qytetarët janë duke zhvilluar protesta.

Ata janë kundër pushtimit dhe e kanë shprehur këtë gjë. Për të parandaluar këto manifestime kanë ndërhyrë policët, që deri më tani kanë arrestuar 7 mijë persona.

Në një video të publikuar nga mediat, shihet se si në birucë mbaheshin të mbyllura gra e fëmijë. Sakaq, vlen të përmendet se protestat, në mbështetje të Ukrainës dhe që dënojnë agresionin rus, janë duke u zhvilluar në shumë vende të botës.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI