Flash

Ukraina: Kemi vrarë e plagosur 9 mijë ushtarë rusë, mbi 200 tanke të shkatërruara

Lapsi.al 3 March 2022
Ukraina: Kemi vrarë e plagosur 9 mijë ushtarë rusë, mbi 200

Ushtria e Ukrainës bën bilancin e fundit mbi humbjet që i ka shkaktuar palës ruse në tetë ditë luftime. Kështu, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura në Ukrainë thotë se rreth 9000 ushtarë rusë janë vrarë ose plagosur.

Ukraina njofton gjithashtu se ka shkatërruar 217 tanke, 90 sisteme artilerie, 31 helikopterë, 30 avionë.

Nga ana e saj, Rusia dje për herë të parë dha një numër specifik të viktimave që kishte pësuar në Ukrainë, duke thënë se 498 ushtarë rusë kishin vdekur dhe gati 1600 ishin plagosur. Rusia tha se ka vrarë 2870 ushtarë ukrainas.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI