Flash

Zjarr në Krujë

Një zjarr ka përfshirë një magazinë me bazë ushqimore për bagëtitë në fshatin Larushk të Krujës pas...

19:31

Analiza në BBC/ Plani i frikshëm “B” i Rusisë për të shpëtuar fytyrën në Ukrainë

Lapsi.al 4 March 2022
Analiza në BBC/ Plani i frikshëm “B” i Rusisë

Nga Gordon Corera, analist për çështje të sigurisë në BBC

Planet fillestare politike të Rusisë për Ukrainën duket se kanë shkuar keq, ashtu si edhe planet e ushtrisë së saj.

Megjithatë, ky dështim po ngre frikën se çfarë taktikash mund të kërkojnë të përdorin tani rusët, pasi zyrtarët e inteligjencës evropiane paralajmërojnë për taktika më represive.

Gjatë një periudhe vitesh, shërbimi rus i sigurisë, FSB është përpjekur të rekrutojë rrjete agjentësh në të gjithë Ukrainën, të cilët mund të aktivizoheshin kur të fillonte një pushtim. Ata parashikoheshin të merrnin institucionet kryesore.

Por shpresat për një lloj grusht shteti të shpejtë janë zbehur. Kjo mund të ketë qenë për shkak të parashikimeve tepër optimiste për madhësinë dhe aftësinë e rrjeteve të fshehta dhe dështimin për të vlerësuar shkallën e rezistencës ukrainase.

Kjo e ka bërë Moskën të ripërpunojë planet e saj politike dhe ushtarake.

FSB do të jetë përgjegjëse për marrjen e pushtetit politik në qytetet ukrainase pasi ushtria t'i ketë pushtuar ato.

Zyrtarët e inteligjencës evropiane kanë paralajmëruar për strategjitë që Rusia mund të përdorë teksa kërkon të shuajë rezistencën në çdo qytet që pushton.

“Zyrtarët rusë kanë konsideruar masa agresive për të shtypur protestat dhe rezistencën e mundshme. Këto masa kanë përfshirë kontrollin e dhunshëm të turmave, ndalimin represiv të organizatorëve të protestave dhe ndoshta ekzekutime publike për të penguar protestuesit ukrainas" , - tha një burim për BBC. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI