Flash

Pas pushtimit në Ukrainë, Spotify mbyll zyrat në Rusi

Lapsi.al 4 March 2022
Pas pushtimit në Ukrainë, Spotify mbyll zyrat në Rusi

Kompania 'Spotify' ka ndërmarrë disa masa në përgjigje të sulmit ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës, duke përfshirë mbylljen e zyrave të saj në Rusi "për një kohë të pacaktuar".

Megjithatë, kompania kas treguar se nuk do çaktivizojë aksesin në shërbimin e saj brenda Rusisë. "Ne mendojmë se është jashtëzakonisht e rëndësishme të përpiqemi ta mbajmë shërbimin tonë funksional në Rusi për të lejuar rrjedhën globale të informacionit," tha një përfaqësues i Spotify në një deklaratë të dhënë për Variety.Ashtu si platformat e tjera të internetit, Spotify ka kufizuar zbulueshmërinë e përmbajtjes së lidhur me shtetin rus në shërbimin audio streaming. Përveç kësaj, kompania ka hequr të gjithë përmbajtjen nga mediat e mbështetura nga Kremlini RT dhe Sputnik nga platforma e Spotify.

“Jemi thellësisht të tronditur dhe të pikëlluar nga sulmi i paprovokuar në Ukrainë”, tha përfaqësuesi i Spotify. “Prioriteti ynë i parë gjatë javës së kaluar ka qenë siguria e punonjësve tanë dhe sigurimi që Spotify të vazhdojë të shërbejë si një burim i rëndësishëm i lajmeve globale dhe rajonale në një kohë kur aksesi në informacion është më i rëndësishëm se kurrë.”Spotify" lancoi shërbimin në Rusi dhe Ukrainë në korrik 2020, së bashku me 10 vende të tjera evropiane./Lapsi.al

 

 

 

Të këshilluara

Anulohet publikimi i 'The Batman' në Rusi

Kompania Warner Bros ka ndaluar  së fundmi publikimin e shumëpritur të filmit ' The Batman'  në Rusi. Filmi ishte caktuar të shfaqej me 3 mars ndërsa Deaflin...

12:35

Pushtimi rus i Ukrainës ilustruar në foto

Pas muajsh ngritjeje ushtarake dhe kufijsh, Rusia nisi një sulm të paprecedentë ushtarak ndaj Ukrainës. Shpërthimet shpërthyen në një numër qytetesh ukrainas...

12:46

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI