Flash

Zyrtari britanik: Putini rrezikon burg për krime lufte

Lapsi.al 4 March 2022
Zyrtari britanik: Putini rrezikon burg për krime lufte

Një zyrtar britanik i drejtësisë tha këtë të premte se Vladimir Putin rrezikon të përfundojë në burg për krime lufte të kryera nga forcat e tij ruse në Ukrainë. Sekretari britanik i Drejtësisë, Dominic Raab,  u pyet nga Radio Times nëse ai e shihte përfundimin e konfliktit me presidentin rus të burgosur për krime luftë.

“Mendoj se është një rrezik shumë real që ai duhet ta mendojë tani. Përtej situatës së tij personale, çdo komandant që vepron në Ukrainë, qoftë për të shënjestruar civilët apo për të sulmuar vende, ata tani e dinë që ICC (gjykata penale ndërkombëtare) po heton”, tha ai.

Zyrtari shtoi se kryeprokurori Karim Khan po udhëton për në Ukrainë.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI