Flash

Valentino Rossi është bërë baba: lindi vogëlushja Giulietta

Lapsi.al 5 March 2022
Valentino Rossi është bërë baba: lindi vogëlushja
Valentino Rossi është bërë baba. Gjatë natës, në spitalin e Urbinos, e dashura e "Doktorit", Francesca Sofia Novello, solli në jetë të voglën Giulietta. “Mami dhe babi, jam në qiellin e shtatë! Mirë se erdhe Giulietta Rossi”, shkruhet në postimin në Instagram të prindërve të rinj me foton e këmbës së vogëlushes.
“Franci është shtatzënë, presim një fëmijë”, njoftoi Valentino Rossi në rrjetet sociale më 18 gusht, duke publikuar disa foto në të cilat shfaqej si ‘doktor’, me stetoskopin drejtuar nga barku i partneres së tij. Pak ditë më parë Françeska kishte postuar një video të dhomës së gjumit me djepin dhe pellushet gati për të pritur vajzën e tyre të parë: “Vetëm ti mungon!”. Ndërsa tani lumturia është e plotë: Giulietta lindi.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI