Flash

Mbyllet votimi për zgjedhjet e pjesshme lokale, KQZ zbulon pjesëmarrjen

Lapsi.al 6 March 2022
Mbyllet votimi për zgjedhjet e pjesshme lokale, KQZ zbulon

Pak minuta pas mbylljes së procesit të votimit Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur numrin e qytetarëve që kanë votuar deri në mbyllje të procesit. Sipas KQZ, rezulton se në total kanë votuar vetëm  30.33% e 654,538 qytetarëve shqiptarë që kishin të drejtë vote.

Në vend të parë renditet Dibra me 43.35% e qytetarëve. Në vend të dytë është bashkia e Vorës 38.47%, e treta Lushnja me 35.96% dhe e katërta Rrogozhina me 30.92%. Dy vendet e fundit i zënë Shkodra e Durrësi me përkatësisht 29.11% dhe 26.4% të votuesve.

654.538 shtetas shqiptarë kishin të drejtën për të zgjedhur mes kandidatëve të PS-së, PD-së dhe koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, por në qendrat e votimit pati një numër të ulët pjesëmarrësish.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI