Flash

Roma fiton pa Mourinhon, Mancini zbulon fjalët e portugezit: "Trajneri na tha se nuk kthehet më në pankinë"

Lapsi.al 6 March 2022
Roma fiton pa Mourinhon, Mancini zbulon fjalët e portugezit: "Trajneri

Mourinho, i skualifikuar, nuk mund të komentonte suksesin e Romës së tij kundër Atalantës. Në vend të tij u paraqit Gianluca Mancini dhe ai nuk ngurroi të zbulonte: “Ai na komplimentoi dhe tha se nuk do të kthehet më në pankinë, sepse pa të kemi fituar gjashtë pikë”. Pika e kthesës, në arritjen e rezultateve ishte kompaktësia e mbrojtjes: "Pas Veronës biseduam gjatë. Jemi në garë për Europën, por gjithmonë duhet të kemi sjelljen e duhur. Tani kemi nevojë për vazhdimësi."

Objektivi për Romën mbetet një vend në Ligën e Kampionëve dhe këto tre pikë e rikthejnë në lojë: “Mbeten gjithnjë e më pak ndeshje deri në fund, sot nuk them se ishte një ndeshje fantastike, por ishte e rëndësishme të fitonim”, komentoi Mancini për DAZN -. Atalanta ka një ndeshje më pak. Kështu që, duhet të bëjmë sa më pak gabime dhe të shohim në fund".

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI