Flash

Zelensky shpërthen ndaj Perëndimit: Doni që të vritemi pak nga pak, kjo është përgjegjësia e liderëve botërorë

Lapsi.al 6 March 2022
Zelensky shpërthen ndaj Perëndimit: Doni që të vritemi pak

President i Ukrainës, Volodimyr Zelenski ka përsëritur sërish thirrjen për mbylljen e qiellit të Ukrainës. Me anë të një videomesazhi në Instagram, Zelensky bën apel që nëse kjo gjë nuk ndodh Ukraina të furnizohet me avionë që të mbrohen.

“Mbyllni qiellin për Ukrainën! Mbyllni qiellin që të mos na godasin me raketa. Nëse nuk e bëni dot, të paktën na jepni avionë të mbrohemi vetë. Nëse nuk e bëni ka një konkluzion, ju doni që ne të vritemi pak e nga pak. Kjo është përgjegjësia e liderëve botërorë dhe perëndimorë!" - deklaroi Zelenski.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI