Flash

Berisha thumbon Bashën pas deklaratës donkishoteske: Nuk kam humbur asnjë garë

Lapsi.al 7 March 2022
Berisha thumbon Bashën pas deklaratës donkishoteske: Nuk kam humbur

Pas disa humbjeve të njëpasnjëshme, me këmbënguljen e një "Don Kishoti", kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vijon t'i fshihet realitetit, duke mohuar çdo disfatë deri më tani.

"Unë nuk kam humbur asnjë garë në jetën time. Jam përballur me masakrën zgjedhore", tha ai pasi u pyet nëse do të jepte dorëheqjen, duke qenë se po humbiste garën edhe në bashkinë e Shkodrës.

Lexo më tej: “Do jepni dorëheqjen?”/ Basha çudit me përgjigjen: Unë nuk kam humbur asnjë garë në jetën time

Komenteve sarkastike në rrjet, iu shtua edhe ai i ish-kryeministrit Berisha, i cili nënvizon se kryetari aktual i PD është i vetmi në planet që nuk pranon humbjen ndërsa renditet i treti.

"I vetmi njeri ne glob qe del i treti dhe deklaron se une nuk kam humbur asnje gare! sb", shkruan Berisha në rrjetet sociale.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Përfshihet nga flakët një banesë në Surrel

Një banesë është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të hëne në Surrel, Tiranë. Policia bën me dije se zjarri ka rënë në banesën e shtetasit B. T. dhe si pas...

10:05

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI