Flash

Dita e 12-të e luftës në Ukrainë/ Rusët vrasin kryebashkiakun e Gostomel teksa shpërndante ushqim dhe ilaçe

Lapsi.al 7 March 2022
Dita e 12-të e luftës në Ukrainë/ Rusët vrasin

Pas dështimeve të njëpasnjëshme të armëpushimeve në Ukrainë, vendi është futur në ditën e 12-të të luftimeve. Në mëngjesin e të hënës, perëndimi i Kievit është goditur nga luftime të ashpra ajrore ruse. Bombat ruse nuk kanë kursyer as qytetet e Kharkiv, Mariupol dhe Sumy.

Teksa sulmonin qytetin e Gostomelit, një qytet afër kryeqytetit ukrainas Kiev, rusët kanë vrarë kryebashkiakun Yuri Illich Prylypk. Kryetar i bashkisë vdiq ndërsa shpërndante ushqime dhe ilaçe për të sëmurët.  Gostomel, në veriperëndim të Kievit, është vendi ku ndodhet aeroporti ushtarak strategjik Antonov, ku u zhvilluan beteja të ashpra midis forcave ukrainase dhe ruse në ditët e para të luftës.

Këtë të hënë pritet dhe raundi i tretë i bisedimeve mes dy palëve, ndërsa nuk është dhënë asnjë detaj deri më tani.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI