Flash

Izolim i plotë nga pjesa tjetër e botës/ Rusia shkëputet nga interneti global, krijon rrjetin e vet

Lapsi.al 7 March 2022
Izolim i plotë nga pjesa tjetër e botës/ Rusia shkëputet nga

Mbas mbylljes së shumë rrjeteve sociale si dhe bllokimit të mediave të huaja, Rusia ka vendosur ta çojë një hap më larg izolimin e saj nga pjesa tjetër e botës. Këtë të hënë Moska zyrtare ka njoftuar se do të shkëputet nga interneti global. Deklarata që ka njoftuar rrjetin e ri komunikon se pas 11 marsit të gjithë serverët dhe domenet duhet të transferohen në intranetin rus.

Kështu pra, Rusia do të përdorë një rrjet interneti i cili do të funksionojë vetëm brenda territorit rus, me gjasë për të kontrolluar dhe filtruar informacionin që shpërndahet.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI