Flash

Lufta/ Sergei Lavrov do të takohet me ministrin e Jashtëm të Ukrainës, caktohet dita dhe vendi

Lapsi.al 7 March 2022
Lufta/ Sergei Lavrov do të takohet me ministrin e Jashtëm të

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, pritet të takohet këtë të enjte me homologun e tij në Ukrainë, Dmytro Kuleba.

“BBC” raporton se takimi mes dy diplomatëve është caktuar të mbahet në Antalia të Turqisë. Takimi mes Lavrov dhe Kuleba vjen pasi Rusia vazhdon prej 12 ditësh pushtimin e saj në Ukrainë.

Ukraina thotë se sulmet me raketa kanë vazhduar në zona të banuara, në disa qytete, dhe se kryeqyteti Kievi mund të përballet me një sulm të gjithanshëm. Rusia vazhdon ta quajë pushtimin e Ukrainës një "operacion special çmilitarizimi".

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI