Flash

Mbyllet pa surpriza numërimi në Durrës/ Në bashki mbetet kandidatja e PS-së Emiriana Sako

Lapsi.al 7 March 2022
Mbyllet pa surpriza numërimi në Durrës/ Në bashki mbetet

Numërimi i votave të zgjedhjeve të zgjedhjeve të pjesshme lokale kanë përfunduar edhe në një tjetër bashki. Partia Socialiste ka arritur të marrë një tjetër fitore në Durrës, duke pasuar atë të Vorës, Dibrës, Rrogozhinës dhe Lushnjës. Kandidatja e PS, Emirjana Sako, ka siguruar më së shumti vota, ndjekur nga kandidati i Shtëpisë së Lirisë, Ardian Muka, dhe ai i PD, Luan Hoti. Sako numëron 39.090 vota duke lënë pas kandidatin e “Shtëpisë së Lirisë”, Ardian Mukën i cili ka marrë 19.844 vota.

Mbetet edhe një bashki e fundit, ajo e Shkodrës, që të shpallen rezultatet përfundimtare të këtyre zgjdhjeve. Shkodra është e vetmja bashki që sërish ka zgjedhur t’i besojë të djathtëve. Kur janë numëruar më shumë se 60 përqind e kutive, garën e udhëheq me mbi 43% kandidati i 'Shtëpisë së Lirisë' Bardh Spahia , i ndjekur nga socialiste Majlinda Angoni me 39.7%.

Të këshilluara

Përfshihet nga flakët një banesë në Surrel

Një banesë është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të hëne në Surrel, Tiranë. Policia bën me dije se zjarri ka rënë në banesën e shtetasit B. T. dhe si pas...

10:05

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI