Flash

Nënkryetari i PD e quan tronditëse humbjen e thellë në zgjedhje: Justifikimet janë të papranueshme

Lapsi.al 7 March 2022
Nënkryetari i PD e quan tronditëse humbjen e thellë në

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ka shprehur indinjatën e tij për humbjen e thellë të partisë ku aderon, në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.

Ndryshe nga kryetari i PD-së, Basha, i cili ndjek traditën e mohimit të humbjes, Gjekmarkaj kërkon marrjen e përgjegjësisë për rezultatin, si dhe reagimin e menjëhershëm nga ana e organeve të partisë.

"Në zgjedhjet e pjesshme të 6 Marsit, Partia Demokratike pësoi një humbje tronditëse duke tejkaluar çdo parashikim ogurzi.

Përtej çdo rrethane kundër nesh, sado të dukshme e turpëruese, ne nuk mund të akuzojmë askënd pos vetes. Çdo justifikim është i papranueshëm!

PD duhet të mbledhe sonte me urgjencë organet e saj dhe të nxjerre përgjegjësitë që çuan në këtë katastrofë elektorale.

Unë, prej dy muajsh jam njëri prej katër Nënkryetarve të PD-së dhe jam i gatshëm të mbaj pergjegjësinë time.

Nuk do t'i shmangem asaj per asnjë arsye apo interes që bie në kundershtim me vullnetin e shoqerisë dhe parimet e mia etike", shprehet nënkryetari i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI