Flash

Qëlloi ndaj grave e fëmijëve, HRW: Rusia mund të ketë thyer ligjet e luftës në Irpin

Lapsi.al 8 March 2022
Qëlloi ndaj grave e fëmijëve, HRW: Rusia mund të ketë

Organizata ndërkombëtare e të drejtave të njeriut, Human Rights Watch, tha se ushtria ruse mund të ketë shkelur ligjet e luftës me sulmin e kryer në qytetin Irpin të Ukrainës.

Për disa orë më 6 mars, forcat ruse kanë bombarduar një kryqëzim rrugësh në qytet, të cilin civilët e kanë përdorur për të ikur nga bombardimet, tha Human Rights Watch.

“Natyra e përsëritur e sulmeve, të cilat sipas Qeverisë së Ukrainës kanë vrarë së paku tetë civilë, sugjeron se forcat ruse kanë shkelur detyrimet e tyre me ligjin ndërkombëtar humanitar, për të mos kryer sulme joproporcionale që dëmtojnë civilët”, tha organizata.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI