Flash

Lista me emra e deputetëve të PD/ kush i ka dalë Bashës kundër dhe kush jo

Lapsi.al 9 March 2022
Lista me emra e deputetëve të PD/ kush i ka dalë Bashës

Në gjashtë muaj Lulzim Basha ka arritur një rekord të paparë në çmontimin e partisë që drejton. Ai nuk ka humbur vetëm dy palë zgjedhjet e fundit (25 prill dhe lokalet e pjesshme), as vetëm ka përjashtuar Berishën, por ka bërë kundërshtarë plot 25 deputetë. Ndarja me Sali Berishën përpos atij vetë e divorcoi edhe nga 12 deputetë të tjerë: Luan Baçi; Luçiano Boçi; Oerd Bylykbashi; Belind Këllici; Sorina Koti; Bujar Leskaj; Flamur Noka; Edmond Spaho; Agron Shehaj; Tritan Shehu dhe Albana Vokshi, Isuf Çela. Afërsisht po kaq (13) i kanë dalë kundër edhe pas humbjes së 6 marsit (poshtë te theksuara me bold emrat e deputetëve që i kanë kërkuar largimin në mbledhjen e kryesisë).

Pra sot nga ata që u zgjodhën deputetë në 25 prill, në PD, kanë dalë nga rreshti dy grupime, ata që janë pro Berishës dhe kundër Bashës dhe të tjerët që i kanë kërkuar këtij të fundit dorëheqjen.

Nga e hëna e këtej është ravijëzuar rrethi i atyre që i kërkojnë largimin.

Në mbledhjen e kryesisë Ferdinand Xhaferri mësohet ti ketë thënë: “Jam me i vjetri dhe me eksperience, s’kam ambicie por përgjegjësi për PD. Berisha s’është zgjidhje dhe e ka mbyll me PD, por ti na ke fyer kur thua skam humbur asnjë garë. Duhet te largohesh si kryetar”.

I ashpër në mbledhje ka qenë edhe Dashnor Sula: “Cila është zgjidhja kryetar? Se kështu mund të na thuash përsëri. Si i jep zgjidhje? Ke përgjegjësi ti dhe ne. Nuk na beson me asnjë kështu” – ka pyetur ai.

Ndërsa Helidon Bushati ia ka plasur në sy: “Duhet zgjedhje përtej egove tona, duhet të ikësh.

Më parë Tomorr Alizoti ka kërkuar largimin e menjëhershëm të Lulzim Bashës nga drejtimi i Partisë Demokratike, pas rezultateve zhgënjyese të 6 marsit. I ftuar në “Radari Informativ” në ABC, Alizoti i quajti absurde justifikimet e Bashës për të mos u larguar nga PD.

“U shokova kur dëgjova që tha nuk ka humbur asnjë garë, kjo kalon në kufijtë e çmendurisë. Partia e tij ka dalë e treta. PD historikisht e ka rrezikuar mazhorancën. Unë mendoj se nuk duhet të kalojë asnjë minutë, Basha duhet të tërhiqet’, – tha Alizoti.

Edhe i sapongrituri në rolin e nënkryetarit nga Basha, Agron Gjekmarkaj ka goditur fort duke dhënë personalisht dorëheqjen.

“Në zgjedhjet e pjesshme të 6 Marsit, Partia Demokratike pësoi një humbje tronditëse duke tejkaluar çdo parashikim ogurzi.

Përtej çdo rrethane kundër nesh, sado të dukshme e turpëruese, ne nuk mund të akuzojmë askënd pos vetes. Çdo justifikim është i papranueshëm! Unë, prej dy muajsh jam njëri prej katër Nënkryetarëve të PD-së dhe jam i gatshëm të mbaj përgjegjësinë time.

Nuk do t’i shmangem asaj për asnjë arsye apo interes që bie në kundërshtim me vullnetin e shoqërisë dhe parimet e mia etike” – deklaroi ai.

Ndërsa Grida Duma, e cila ka ardhur duke e ashpërsuar tepër gjuhën, fajësoi direkt Lulzim Bashën për dështimin e PD- së zgjedhjet e 6 marsit.

“Është dëshpërues rezultati, në një menyrë apo një tjetër i papritur. Pa diskutim duhet të merren vendime të rëndësishme dhe përgjegjësi duke përfshirë edhe kryetarin e partisë”, – ishte mesazhi i saj.

“Ditë e tmerrshme”, – e quajti Ervin Salianji rezultatin e PD në zgjedhjet e 6 marsit.

I pyetur nëse Basha duhet të mbajë përgjegjësi për dështimin, Salianji tha: “Pa diskutim”, ndërsa një ditë më pas e goditi shumë fort.

©Lapsi.al

 

Lista e deputetëve që i kishin mbetur Bashës pas ndarjes me "Foltoren" dhe me të zezë ata që k kanë dalë kundër tani

 

Qarku Berat

Kasëm Mahmutaj

Tomorr Alizoti

Qarku Dibër

Xhelal Mziu        

Kreshnik Çollaku

Dhurata Tyli(çupi)

Qarku Durrës         

Merita Bakiu

Ferdinant Xhaferaj         

Andia Ulliri

Qarku Elbasan

Gazment Bardhi                    

Flutura Açka

Lefter Gështenja

Dashnor Sula

Eugen Isaj

Zheni Gjergji

Qarku Fier

Enkelejd Alibeaj

Eralda Bano(Tase)

Saimir Korreshi

Nustret Avdulla

Ilda Dhori

Qarku Kukës

Flamur Hoxha

Qarku Lezhë

Agron Gjekmarkaj          

Lindita Metaliaj

Kastriot Piroli

Elda Hoti

Qarku Shkodër

Helidon Bushati

Emilja Koliqi

Ramadan Likaj

Greta Bardeli     

Zef Hila

Qarku Vlorë

Ina Zhupa           

Fation Veizaj     

Arbi Agalliu

Qarku Tiranë

Lulzim Basha     

Jorida Tabaku   

Grida Duma       

Orjola Pampuri

Qarku Korçë

Ervin Salianji 

Bledjon Nallbati

Seladin Jakupllari

Të këshilluara

Çmenden çmimet/ Nafta fluturon me 2300 lekë

Porsa plasi konflikti në Ukrainë u tha menjëherë se do të kishte rritje të konsiderueshme të çmimeve sidomos për nënproduktet e drithrave dhe për energjinë. Por...

12:51

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI