Flash

Prisnin në radhë për bukë, vrasja e ukrainasve mund të konsiderohet krim lufte

Lapsi.al 9 March 2022
Prisnin në radhë për bukë, vrasja e ukrainasve mund të

Sulmi i ukrainasve nga rusët teksa prisnin në radhë për bukë mund të konsiderohet krim lufte.

Një sulm ajror që thuhet se vrau civilë ukrainas, teksa prisnin në radhë për bukë në qytetin Chernihiv mund të konsiderohet krim lufte, shkruan The Guardian duke cituara “Amnesty International”.

Rreth orës 12:15 në 3 mars një shesh u godit nga bombardime të shumta, duke vrarë civilë dhe duke dëmtuar ndërtesa të shumta.

Sipas një hetimi nga OJQ-të është përfunduar se sulmi ka të ngjarë të ketë qenë sulm ajror rus që përdori të paktën 8 bomba ajrore të njohura ndryshe si “bomba memece.”

Alina, një studente 21-vjeçare tha për Amnesty International:

“Dëgjova një zhurmë shumë, shumë të fortë dhe ndjeva se ndërtesa jonë po lëkundej. Dukej sikur pallati do shembej. Dhe më pas, pas dy sekondash, pash se xhamat u thyen. Ndërtesa jonë u lëkund shumë. Kur dëgjova zhurmën, thirra gjyshen. U shtrimë në tokë, kjo gjë me shumë mundësi na shpëtoi jetën”, tha 21-vjeçarja.

Ajo tha se prindërit e saj, të cilët gjithashtu i mbijetuan sulmit, kishin qenë në radhë duke pritur për bukë momentin e sulmit, për fat të mirë ata vendosën të largoheshin sepse radha ishte e gjatë”, tha studentja nga Ukraina.

Për këtë arsye, Oksana Pokalchuk, drejtoreshë në Amnesty Ukraine , tha sot: “Sulmi duhet të hetohet si një krim lufte”.

Të këshilluara

Zyrtari rus: Zelensky “kukull” e SHBA-ve

Një ish-këshilltar i presidentit rus, Vladimir Putin, Sergej Markov tha më herët se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky është “kukull” e SHBA-ve. Në një ...

15:26

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI