Flash

Deklarata e fortë e Rusisë: Nuk do të marrë më pjesë në Këshillin e Evropës

Lapsi.al 10 March 2022
Deklarata e fortë e Rusisë: Nuk do të marrë më

Ministria e Jashtme e Rusisë tha se nuk do të marrin më pjesë në Këshillin e Evropës, organizatën kryesore të të drejtave të njeriut në kontinent. Siç shkruan “The Guardian”, Kremlini tha se anëtarët e NATO-s po minonin trupin evropian të krijuar për të mbështetur të drejtat e njeriut, sundimin e ligjit dhe demokracinë.

Një ditë pas nisjes së sulmit rus në Ukrainë, më 24 shkurt, Këshilli Europian pezulloi të drejtat e përfaqësimit të Rusisë. Në realitet, marrëdhënia e Rusisë me Këshillin e Evropës ka qenë gjithmonë e shoqëruar me konflike. Përveç pezullimit të fundit, Rusia është pezulluar edhe më herët në 2001, pas luftës së dytë çeçene, dhe në 2014 kur Vladimir Putin pushtoi Krimenë.

Rusia u bashkua me Këshillin e Evropës në 1996, pas një aplikimi nga Boris Jelcin si pjesë e një përpjekjeje për të përfshirë tranzicionin e vendit drejt demokracisë.

Të këshilluara

Lufta, Ukraina ndalon eksportin e drithit

Qeveria e Ukrainës ka ndaluar eksportin e grurit, tërshërës dhe produkteve të tjera kryesore që janë thelbësore për furnizimet globale të ushqimit, ndërsa autor...

09:23

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI