Flash

Zelensky: Do të rindërtojmë Ukrainën, nuk do të mbetet asnjë gjurmë nga pushtimi rus

Lapsi.al 10 March 2022
Zelensky: Do të rindërtojmë Ukrainën, nuk do të mbetet

Presidenti Volodymyr Zelensky ka mbajtur një fjalim duke u kërkuar partnerëve të Ukrainës në mbarë botën që të ofrojnë zgjidhje të bazuara në realitet, jo në opinione abstrakte, shkruan BBC

Ai tha se liderët po mblidhen për të diskutuar luftën dhe anëtarësimin e Ukrainës në NATO, duke theksuar se e di shumë mire se cilët liderë po mbështesin Ukrainën. Duke folur për luftën, ai tha se burrat dhe gratë ukrainase po mbrojnë shtetin e tyre për të pesëmbëdhjetën ditë radhazi dhe kanë zmbrapsur sulmet në disa zona kyçe.

Zelensky konfirmoi se tre persona, duke përfshirë një fëmijë, u vranë në bombardimin e maternitetit në Mariupol.

“Rusët kanë krijuar një “katastrofë humanitare”, tha ai, duke shtuar: “Më është thyer zemra nga ajo që pushtuesit u kanë bërë qyteteve tona, shtetit tonë”.

“Rusia dëshiron të poshtërojë popullin ukrainas dhe “t’i bëjë ata të gjunjëzohen”. Ne nuk u bëmë skllevër dhe nuk do të bëhemi kurrë , sepse ky është shpirti ynë dhe ky është fati ynë”.

Kur çdo gjë të marrë fund, gjithçka do të rindërtohet në standardet më të larta dhe planifikimi nga qeveria ka filluar tashmë. 

Nuk do të mbetet asnjë gjurmë nga pushtimi rus,” përfundoi presidenti.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI