Flash

“Është një qeveri barbare, kam frikë”/ Boris Johnson: Rusia mund të përdorë armë kimike në Ukrainë

Lapsi.al 11 March 2022
“Është një qeveri barbare, kam frikë”/ Boris

Regjimi “barbar” i Rusisë mund të përdorë armë kimike në Ukrainë, ka thënë Boris Johnson. Kryeministri u bëri jehonë paralajmërimeve nga Uashingtoni mes frikës se një sulm i tillë mund ta tërheqë NATO-n më tej në konflikt.

“Ata fillojnë të thonë se ka armë kimike që janë ruajtur nga kundërshtarët e tyre ose nga amerikanët. Dhe kështu, kur ata vetë vendosin armë kimike, siç kam frikë se mund të kenë, ata janë si një lloj maskirovka, një histori e rreme gati për t’u nisur. E keni parë në Siri. E keni parë edhe në Mbretwrinw e Bashkuar, në Salisbur. Thjesht vërej se kjo është ajo që ata tashmë po bëjnë. Është një qeveri cinike, barbare, kam frikë”.

James Heappey, ministër i mbrojtjes, tha se përdorimi i armëve të tilla do të nxiste një “përgjigje ndërkombëtare”. Liz Truss, sekretarja e jashtme, tha se një sulm kimik do të ishte një tjetër “gabim i rëndë” nga presidenti Putin. “Ne e kemi parë Rusinë të përdorë këto armë edhe më parë në fushat e konfliktit, por ky do të ishte një gabim i rëndë nga ana e Rusisë, duke shtuar gabimet e rënda që po bëhen tashmë nga Putini”, tha ajo për CNN.

Shtetet e Bashkuara kanë mohuar akuzat ruse dhe kineze se po operonin laboratorë të bio-luftës në Ukrainë. Pretendimet erdhën pas komenteve të kësaj jave nga Victoria Nuland, nënsekretarja amerikane e shtetit, e cila tha se kishte “objekte kërkimore biologjike” në Ukrainë që duheshin mbrojtur nga rënia në duart e Rusisë. SHBA ka hedhur poshtë pretendimet se këta ishin laboratorë të armëve biologjike si “të qeshura”.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI