Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Kapet makina e mbushur me drogë në Tiranë, 3 të arrestuar dhe 2 në kërkim

Lapsi.al 11 March 2022
Kapet makina e mbushur me drogë në Tiranë, 3 të arrestuar

Policia e Tiranës në bashkëpunim me atë të Vorës kanë finalizuar operacionin “Overpass”. Uniformat blu bëjnë me ndije se janë arrestuar tre persona, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim, të akuzuar për trafikim të lëndëve narkotike.

Këta shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, siguronin lëndë të dyshuar narkotike të llojit cannabis sativa në sasi të mëdha dhe më pas e shisnin atë me pakicë te persona të tjerë.

Në rrugën dytësore në autostradën Tiranë-Durrës, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar një automjet brenda të cilit dyshohej se kishte lëndë narkotike të llojit cannabis sativa. Gjatë kontrollit të këtij automjeti janë gjetur 29 pako me lëndë të dyshuar narkotike të llojit cannabis sativa, me një peshë totale 31 kg.

"Finalizohet operacioni i koduar “Overpass”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Operacioni i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vorë dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Vihen në pranga 3 shtetas, shpallen në kërkim 2 të tjerë.

Sekuestrohen 31 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, 2 automjete, 8 aparate celulare, servera për kamera dhe dokumente të ndryshme.

Specialistët e Sektorit të Hetimit të Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vorë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, pas një pune të mirëfilltë hetimore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Overpass”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– D. M., 29 vjeç, banues në Laprakë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

– F. T., 36 vjeç, banues në Vorë, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”;

– A. Sh., 26 vjeç, banues në Vorë, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

Gjithashtu në vijim të veprimeve u shpallën në kërkim shtetasit J. Z., 30 vjeç dhe E. S., 22 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Këta shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, siguronin lëndë të dyshuar narkotike të llojit cannabis sativa në sasi të mëdha dhe më pas e shisnin atë me pakicë te persona të tjerë.

Në rrugën dytësore në autostradën Tiranë-Durrës, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar një automjet brenda të cilit dyshohej se kishte lëndë narkotike të llojit cannabis sativa. Gjatë kontrollit të këtij automjeti janë gjetur 29 pako me lëndë të dyshuar narkotike të llojit cannabis sativa, me një peshë totale 31 kg.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se autorë të dyshuar si të implikuar në këtë veprimtari kriminale janë shtetasit D. M., J. Z. dhe E. S.

Gjithashtu, nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se shtetasit F. T. dhe A. Sh., me detyrë operatorë të kamerave, kanë ndërhyrë në serverat e kamerave të sigurisë, për të fshirë pamjet e regjistruara.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale", njofton policia.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI