Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Rama me furnizuesit e naftës: Kush vendos çmim të pamiratuar, humb pikën e karburantit

Lapsi.al 11 March 2022
Rama me furnizuesit e naftës: Kush vendos çmim të pamiratuar,

Një Akt-Normativ me fuqinë e menjëhershme të ligjit për përballimin e krizës energjitike dhe rritjen e çmimeve të naftës apo produkteve të tjera, do të përcaktojë që nesër kuadrin e detyrimeve dhe të drejtave të kufizuara të furnizuesve të karburantit. Lajmi është komunikuar nga kryeministri Edi Rama që shkruan se situata e jashtëzakonshme e krijuar imponon ndërhyrjen e drejtpërdrejtë të qeverisë për ngrirjen e marzheve të fitimit si edhe transparencën e çmimit. Për këtë arsye po ngrihet menjëherë Bordi Kombëtar i Administrimit të Karburantit. Gjatë një konference për shtyp që kryeministri po mban me furnizuesit e naftës ai tha se do të dalin me një akt normativ për t'i dhënë mundësi qeverisë të hyjë në administrimin e furnizimit me naftë, bashkë me furnizuesit. Rama njoftoi se kjo do bëhet përmes Bordit Kombëtar të furnizimit me naftë dhe se kushdo që vendos çmime të pamiratuara, do humbasë pikën e karburantit.

"Unë mendoj që ju duhet ët jeni të vetëdijshëm se i përkisni asaj pjesë të shoqërisë që duhet të bëjë sakrificë. Kjo nuk është koha për të fituar, por për të rezistuar dhe për të ndarë pjesën tuaj të barrës. Ne kemi detyrimin të mbajmë barrën më të madhe, qeveria, të gjithë kanë detyrimin të mbajnë pjesën e tyre të barrës. Do të mbani pjesën tuaj se nuk mund të ndodhi që të fitoni asgjë më shumë seç ju duhet që të vazhdoni të furnizoni popullin shqiptar dhenë këto kushte brenda 24 orësh do kalojmë një akt normativ dhe qeveria do hy në administrimin e  furnizimit bashkë me ju, përmes një bordi kombëtar të furnizimit me karburant dhe çdo ditë ju dhe qeveria dhe nuk do ketë asnjë çmim të pamiratuar nga bordi, kush do e bëjë do humbasë pikën e karburantit", tha Rama

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të premte

Masat ajrore me origjinë nga Verilindja e kontinentit Europian kanë përfshirë vendin tonë. Pritet të kemi dominim të kthjellimeve dhe kalime të pakta vranësiras...

07:42

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI