Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Basha kërkon që të tërhiqen të dy, vjen reagimi nga Komisioni i Rithemelimit: Përgjigjen e morët më 6 mars

Lapsi.al 12 March 2022
Basha kërkon që të tërhiqen të dy, vjen reagimi nga

Propozimi i hedhur në grupin parlamentar të PD për mënjanimin nga partia si të Bashës, por dhe Berishës nuk është mirëpritur Grupi i Rithemelimit të PD. Në një deklaratë për mediat, grupi i Rithemelimit të PD, thekson se ringritja dhe fitorja kalojne jo duke u bërë vegël apo kukull e ndokujt, por vetëm përmes bashkimit.

Pas deputetit Baçi edhe zëdhënësja e Grupit të Rithemelimit, Floriana Garo, thotë se sot demokratët nuk janë para dilemës Berisha apo Basha. Garo nënvizon se Sali Berisha dhe kandidatët e Shtëpisë së Lirisë e kaluan provën në 6 mars, duke marrë sipas saj 70% të demokratëve përkundër logos së rrëmbyer.

Deklaratë për mediat, Komisioni i Rithemelimit:

Kaq dite pas katastrofes elektorale ku e katandisi Partine Demokratike, ish kryetari Lulzim Brava mendon se mund të marrë zvarrë edhe deputetet e Grupit Parlamentar te kesaj partie.

Pasi i eshte pervjedhur gjithe jeten e tij politike pergjegjesise per serialin e humbjeve, edhe kesaj here kerkon t’i shpetoje asaj duke e vene veten tashme i damkosur si humbes serial dhe peng mjeran në një hap me Sali Berishën.

Grupi parlamentar dhe demokratet nuk jane sot para dilemes: Berisha apo Basha. Për Sali Berishën dhe kanditatet e SHL votuan në 6 Mars me gjithe logon e rrembyer 70 për qind e demokratëve, ndersa PD e vules, braves pengut dhe bunkerit u rendit e treta per here te pare ne 30 vjet qe nga dita e themelimit te saj.

PD e vules dhe logos se rrembyer u katandis ne kete dite sepse Lulzim Brava, peng i aferave dhe pazareve, injoroi dhe mohoi vullnetin e demokrateve dhe voten e tyre te lire brenda PD-se.

Pergjigjen ata e moren ne 6 Mars!

Zgjidhja e vetme eshte bashkimi permes rikthimit tek vota e lire! Anetaret, drejtuesit, deputetet e PD e kane vendin e tyre te pamohueshem ne Partine Demokratike te votes se lire. Kush ka frike voten e lire te demokrateve nuk ka moral te kerkoje voten e shqiptareve!

Çdo demokrate dhe demokrat duhet te kuptoje se perjashtimet dhe mungesa e votes se lire jane vdekja e nje force politike!

Ringritja dhe fitorja kalojne jo duke u bere vegel apo kukull e ndokujt, por vetem permes bashkimit i cili realizohet vetem me nje kusht: Vota e lire!

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI