Flash

Dështimi në Ukrainë, Putin arreston kreun e FSB

Lapsi.al 12 March 2022
Dështimi në Ukrainë, Putin arreston kreun e FSB

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka vendosur në arrest shtëpie kreun e shërbimit të jashtëm të FSB-së dhe zëvendësin e tij.

Arsyeja: Dështimet e inteligjencës, ku ushtria e tij pësoi një seri humbjesh të turpshme në Ukrainë.

Andrey Soldatov, një person i respektuar i shërbimeve sekrete ruse, tha se burime brenda FSB-së i bënë atij me dije se Sergey Beseda, 68 vjeç, kreu i shërbimit të jashtëm të agjencisë, është arrestuar me urdhër të Putin-it.

Gjithashtu është arrestuar Anatoly Bolyukh, zëvendësi i Beseda-s.

Soldatov shkoi më tej duke thënë se Putin-i është ‘vërtet i pakënaqur’ me agjencinë – të cilën ai e drejtonte para se të bëhej president.

Presidenti rus thuhet se fajëson agjencinë, e cila e siguroi atë përpara pushtimit se forcat ruse do të përballeshin vetëm me rezistencën simbolike nga ushtria ukrainase dhe se vetë ukrainasit ishin të etur për të hequr qafe udhëheqësit e tyre.

Ndër arsyet e represioneve janë përvetësimi i fondeve të alokuara për punë subversive dhe të fshehta në Ukrainë, si dhe informacione qëllimisht të rreme për situatën politike në Ukrainë.

Në fakt, forcat e armatosura ruse janë përballur me rezistencë të ashpër nga ushtarët ukrainas, që i kanë luftuar ata deri në ndalesë.

Më herët u tha se Putin kishte shkarkuar gjeneralët e tij të lartë dhe se ishte i ‘tërbuar’, pasi inteligjenca kishte dështuar dhe strategjia e dobët panë që trupat e tij pësuan një seri humbjesh të turpshme në ditët e para të luftës në Ukrainë.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI