Flash

E kapën rusët/ Zelensky: Kryetari i Melitopolit është gjallë, po e torturojnë

Lapsi.al 12 March 2022
E kapën rusët/ Zelensky: Kryetari i Melitopolit është

"Kryebashkiaku i Melitopol është gjallë, por po e torturojnë për të deklaruar mbështetjen e tij për Rusinë", ka qenë deklarata e fortë e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.  Zelensky u shpreh se kishte informata për gjendjen e kryebashkiakut gjatë një takimi me shtypin e huaj.

Ndërkohë sot në Melitopol, një nga qytetet e pushtuara nga rusët, mijëra njerëz dolën në rrugë për të protestuar dhe kërkuar lirimin e kryebashkiakut. Autoritetet ukrainase pretendojnë se kreu i bashkisë Ivan Fedorov u rrëmbye dhe u mor me kokën e mbuluar me një qese plastike, në një vend të panjohur, bazuar në disa imazhe të një kamere sigurie që duket se tregojnë skenën në të cilën kryebashkiaku po merret nga një dhjetëra ushtarë rusë.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI