Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

“Nafta në Shqipëri ka qenë në duart e pushtetarëve”/ Rama: Taksa nuk lëviz edhe sikur të mblidhen 45 mijë veta

Lapsi.al 12 March 2022
“Nafta në Shqipëri ka qenë në duart e

Në vijim të deklaratave të mëparshme, kryeministri Edi Rama është shprehur i palëkundur nga vendimi i tij për taksën e naftës. Në një intervistë me gazetaren Nisida Tufa, Rama tha se taksa nuk lëviz edhe sikur në shesh të dalin 45 mijë veta. Kryqeveritari i qëndroi fjalëve të përsëritura më herët se qeveria është bërë mburojë për familjet shqiptare dhe biznesin e vogël.

"Kriza energjitike dhe rritja e çmimeve nuk filloi me luftn, por si rezultat i një inflacioni pas pandemisë. Nuk mundet shteti të caktojë çmimet dhe qeveria as i ul dhe as i ngre. Energjia është një mall që sot për sot ne mund të ndërhyjm dhe e mbajmë me buxhet. Ky konsumator e ka faturën 42 lekë, çmimi real me ditët e fundit është 297 mijë lekë, 7 herë më shumë. Ndërkohë në faturë nuk të vjen ky pasi qeveria paguan pjesën shtesë. 95 mijë bizneseve të vogla u kemi thënë nuk duam taksa, TVSH. Po nga do i marrim ne ato që na nevojiten se borxh nuk do të marrim. Unë u kam kërkuar falje atyre në Kukës për tarifën pasi nuk ishte vendim i diskutuar mirë nga qeveria. Ata kishin të drejtë atje. Studentëve u kemi dëgjuar fjalën. Këtu nuk kemi çfarë diskutojmë edhe sikur 45 mijë të mblidhen nuk lëviz taksa e naftës", tha Rama. 

Gjatë intervistës Rama iu rikthye një deklarate të vitit 2013, duke thënë se nafta ka qenë e privatizuar nga pushtetarët dhe se me ardhjen në pushtet të tyre është riparë çdo marrëveshje.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI