Flash

Abramovich akord me Qeverinë angleze për shitjen e Chelsea, por goditjet vazhdojnë: "Hiqet nga detyra e drejtorit të klubit"

Lapsi.al 13 March 2022
Abramovich akord me Qeverinë angleze për shitjen e Chelsea, por
Anglia nis një goditje të re ndaj oligarkëve rusë në lidhje me luftën në Ukrainë dhe Premier League shkon krah për krah duke shtrënguar lakun rreth Roman Abramovich. Pronari i bluve në fakt është liruar zyrtarisht nga posti i drejtorit të klubit. “Pas sanksioneve të vendosura nga qeveria angleze, Bordi i Premier League ka hequr Roman Abramovich nga posti i drejtorit të Chelsea - thuhet në deklaratën e Ligës -. Vendimi i Bordit të Drejtorëve nuk ndikon në mundësinë që ekipi të stërvitet dhe luajë ndeshjet e planifikuara siç kërkohet nga licenca e lëshuar nga qeveria, e vlefshme deri më 31 maj 2022". Por kjo nuk është e gjitha. Sipas raportimeve të Daily Telegraph, në orët e fundit Abramovich ka arritur gjithashtu një marrëveshje me qeverinë britanike për të shitur klubin, pas ndalesës së vendosur nga autoritetet ditët e fundit. Ekzekutivi dyshohet se i vendosi një ultimatum dhjetë-ditor manjatit rus për të shitur shoqërinë. Vendim që do të kishte autorizuar The Rain Group, bankën amerikane që merret me shitjen e Chelsea, të riaktivizonte kontaktet për të përfunduar operacionin. Për momentin ka në fakt disa sipërmarrës të interesuar për klubin, duke përfshirë edhe multimiliarderin Nick Candy.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI