Flash

Delegacioni ukrainas dhe ai rus bëjnë progres në bisedime

Lapsi.al 13 March 2022
Delegacioni ukrainas dhe ai rus bëjnë progres në bisedime

Kanë ardhur sinjale pozitive nga delegacioni i Ukrainës dhe ai rus lidhur me bisdedimet që tani po zhvillohen virtualisht.

Leonid Slutsky, anëtar i delegacionit rus për bisedimet Ukrainë-Rusi, tha se është bërë “progres i rëndësishëm” në bisedimet me delegacionin ukrainas, raporton agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA, shkruan CNN.

“Nëse krahasojmë pozicionet e Rusisë dhe Ukrainës në negociatat në fillim dhe tani, mund të shohim përparim të rëndësishëm”, tha Slutsky.

“Unë pres që progresi mund të rritet në një pozicion të unifikuar të të dy delegacioneve dhe në një dokument për nënshkrim”, tha ai.

Delegatët nga të dyja palët e bisedimeve të paqes kanë tingëlluar pozitivisht, përpara negociatave që do të vazhdojnë ditëve të ardhshme, raporton The Guardian.

Negociatori ukrainas dhe këshilltari presidencial Mykhailo Podolyak tha se bisedimet janë bërë më konstruktive.

“Ne nuk do të pranojmë në parim asnjë pozicion. Rusia tani e kupton këtë. Rusia tashmë ka filluar të flasë në mënyrë konstruktive. Mendoj se do të arrijmë disa rezultate brenda disa ditësh”, tha ai në një video të publikuar në rrjetet sociale.

Kjo vjen pasi presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman Olaf Scholz folën në telefon me presidentin rus, Vladimir Putin, për të cilin thanë se nuk tregoi gatishmëri për t’i dhënë fund luftës. /Express

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI