Flash

Lufta në Ukrainë, Juventus nis operacionin e strehimit: mbërrijnë 80 fëmijët e misionit humanitar

Lapsi.al 13 March 2022
Lufta në Ukrainë, Juventus nis operacionin e strehimit:

Në kohën kur FSHF bëhet gati të strehojë familjet e futbollistëve ukrainas që kërkojnë t'i shpëtojnë luftës, Juventus ka pritur sot në mëngjes 80 fëmijët e parë ukrainas. Të shpëtuar nga një mision humanitar i klubit bardhezi, ata kanë mbërritur tashmë në La Morra, në zonën e Cuneos. Një udhëtim prej 2800 kilometrash vajtje-ardhje, i cili bëri të mundur sjelljen në Itali të rreth 80 personave, kryesisht vogëlushë e vogëlushe e adoleshentë, së bashku me disa nëna. Disa të rinj janë pjesë e shkollave të futbollit ukrainas, të cilët janë rikuperuar edhe falë angazhimit të Alex Velykykh, me origjinë nga Donetsk, përmes Federatës së Futbollit të Ukrainës.

Me mbërritjen e tyre, miqtë ukrainas u pritën në Hotel Santa Maria në La Morra, të vënë në dispozicion nga Rajoni i Piemontes dhe Mbrojtja Civile Rajonale, të cilët menjëherë bënë gjithcka kishin në dorë për të bërë të mundur dhe realizuar këtë projekt.

E pranishme ishte edhe kryetarja e bashkisë së La Morrës, Maria Luisa Ascheri. “Një rrugëtim i gjatë, i cili përfundoi me një moment qetësie për vajzat, djemtë dhe nënat që tani mund të përpiqen të lënë pas tmerrin nga i cili kanë ikur dhe të shikojnë drejt së ardhmes”, shkruhet në faqen e Juventusit.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI