Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Rama: Të gjithë po i pranojnë çmimet e larta përveç shqiptarëve

Lapsi.al 13 March 2022
Rama: Të gjithë po i pranojnë çmimet e larta

Pak para protestës për çmimin e lartë të karburantit dhe produkteve ushqimore, kryeministri, Edi Rama, është shprehur se rritja e çmimeve është kostoja minimale që mund të paguajë vendi jonë për të qenë në krahë të Ukrainës.

Rama krahason Shqipërinë me vendet e tjera të Perëndimit dhe thotë se popujt e tyre i kanë pranuar çmimet e larta, ndërsa shqiptarët jo.

“Shoqëritë e zhvilluara kanë rënë dakord prandaj dhe janë zhvilluar. Faktet nuk luftohen. Faktet janë fakte. Nuk mund të debatojmë faktet.

Sot Shqipëria është një nga dhjetëra e dhjetëra vendet që po sheh pasojat e një lufte ku bombat e raketat bien në Ukrainë, ndërsa këtu lufta paraqitet me faturat. Ky është fakt. Të diskutosh këtë është të marrësh rrugët të turpërosh kombin, shtetin tënde në sy të gjithë kombeve tjera që janë në krahë të Ukrainës. Të jesh në krahë të Ukrainës duhet të të pranosh që je në luftë. Kur vendet e mëdha vendosën sanksione vendosën të paguajnë një çmim. Rusia prodhuesi më i madh i grurit, naftës gazit. 40% e ngrohjes në Europë varet nga Rusia. Deri në Amerikë ka shkuar efekti. 2.4 euro nafta në Itali. Vendet e tjera e kanë pranuar këtë gjë, e kanë pranuar edhe popujt. Ky është çmimi minimal që ne po paguajmë për të mbrojtur ata atje.

Luftën nuk e bëm/ ne, nuk e nisëm ne. Çfarë do bëjmë apo do dëgjojmë këta që thonë më mirë mos bashkoheshim me sanksionet kundër Rusisë dhe ne të paguajmë naftën. Është dembelizëm i madh mendor. Në Turqi është dyfishuar çmimi i karburantit”, tha Rama.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI