Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Raportuesja për Kosovën në PE: Serbia të dënojë luftën brutale të Serbisë

Lapsi.al 13 March 2022
Raportuesja për Kosovën në PE: Serbia të dënojë

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, pret nga Serbia të dënojë luftën brutale të Rusisë që ka nisur prej javësh në Ukrainë, si dhe të përafrohet me sanksionet e BE-së. Ajo thotë se kjo është minimumi se çfarë kërkojnë nga Serbia.

Me anë të një postimi në Twitter, Viola von Cramon, shkruan se Serbia po shpërndan fushatën ruse të dezinformimit lehtësisht në tabloidet e tyre.

“Fushatat e dezinformimit nga Rusia fluturojnë lehtësisht në tabloidet serbe. Si një kandidat për BE, pres që udhëheqja në Serbi të dënojë luftën brutale të Rusisë në Ukrainë dhe të përafrohet me sanksionet e BE-së. Ky është minimumi që ne kërkojmë”, shkruan ajo ndër të tjera.

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian ka rishpërndarë postimin e Petrit Selimit, i cili shkruan se këtë të diel, gazeta serbe “Novosti”, “në pronësi të qeverisë së Serbisë, ka një ballinë të neveritshme duke pretenduar se forcat e Ukrainës po vrasin njerëzit e tyre në Mariupol”.

Rusia ka shtuar sulmet mbi Ukrainë edhe në orët e para të mëngjesit të sotëm. /Express

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI