Flash

BE ka gati paketën e katërt të sanksioneve ndaj Rusisë

Lapsi.al 14 March 2022
BE ka gati paketën e katërt të sanksioneve ndaj Rusisë

Bashkimi Evropian ka bërë gati paketën e katërt të sanksioneve kundër Rusisë.

Presidenca franceze nuk ka dhënë detaje rreth paketës, por përmes një postimi në Tëitter, thuhet se SHBA do të vijojë me ndëshkimin e oligarkëve të vendit nga pikëpamja komerçiale. Kjo do të thotë që sanksionet mund të prekin edhe tarifat e importeve/eksporteve.

Sipas raportimeve të agjencisë Reuters, mund të vendoset embargo në metalet ruse, eksportet e mallrave luksoze ( përfshirë këtu makina që kushtojnë më shumë se 50 mijë euro) dhe pezullimin e investimeve në kompanitë e naftës e në sektorin e energjisë.

Lista e oligarkëve të sanksionuar pritet gjithashtu të zgjerohet duke përfshirë pronarin e Chelsea, Roman Abramovich, i cili tashmë është goditur nga Britania e Madhe.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI