Flash

Bombardime në Ukrainë/ Pas sulmeve në maternitet, vdes gruaja shtatzënë bashkë me foshnjen e saj

Lapsi.al 14 March 2022
Bombardime në Ukrainë/ Pas sulmeve në maternitet, vdes gruaja

Agresioni rus në territorin e Ukrainës nuk duket të ndalet. Javën e kaluar rusët bombarduan një maternitet në Mariupol dhe për pasojë një grua shtatzënë, së bashku me foshnjen e saj të pa ardhur ende në jetë, ka vdekur. Fotot e gruas që po dërgohej me urgjencë në një ambulancë me barelë kanë qarkulluar nëpër botë, duke pasqyruar tmerrin e sulmit të tmerrshëm rus. Iamzhet e asaj çfarë mbeti pas shpërthimeve tregonin personelin shëndetësor që hyri në ndërtesën e spitalit të rrënuar dhe ka nxjerr një nga një gratë e lënduara shtatzëna dhe trupat e pajetë të disa prej tyre që nuk arritën të mbijetonin.

Ndërkohë sa i takon sulmit, ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, pretendoi se spitali ishte bosh kur u sulmua nga bombat ruse. ©Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI