Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Celulë terroriste në Itali/ Kapen 4 shqiptarët që financonin imamin e vetëshpallur Genci Balla

Lapsi.al 14 March 2022
Celulë terroriste në Itali/ Kapen 4 shqiptarët që financonin

Katër shqiptarë janë vënë nën hetim nga autoritetet italiane pasi akuzohen për financim të veprimtarisë terroriste. Këta shtetas dyshohen se kanë mbledhur dhe kanë dërguar para për veprimtarinë terroriste të imamit të një xhamie në Kavajë, Genci Balla, i dënuar me 17 vite burg për rekrutimin e dhjetëra luftëtarëve të dërguar në Siri. Në arrest shtëpie kanë përfunduar Yljan Muca, 31 vjeç, Roland Leshi, 37 vjeç, Elsio Ramku, 33 vjeç, Roland Belba, 37 vjeç, banues në Bari, Adelfia dhe Rutigliano.

Mediat italiane kanë zbardhur skemën e funksionimit të grupit. Ka qenë 31-vjeçari Muça promotori i nismës së grumbullimit të parave, Leshi dhe Ramku kishin rolin e ndërmjetësit dhe Belba, kunati i Muçës, ishte përgjegjës për transferimin e tyre. Hetimet e policisë italiane janë të bazuara në teknikat moderne të monitorimit të komunimit në web, të cilët kanë identifikuar katër shqiptarët që mbështesnin propagandën xhihadiste dhe kanë gjetur prova si shpërndanin komunikatat në dokumente të përkthyera në shqip të ish-liderit të Shtetit Islamik Abu Bakr Al Baghdadi e zëvendësuesit të tij Ebu Ibrahim El Hashimi El Kureshi. Dokumentet në shqip redaktoheshin nga imami shqiptar i dënuar, Genci Balla. Faktet e zbuluara datojnë në periudhën maj-korrik 2020.

 

 

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI