Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Shifrat shqetësuese të shëndetit të shqiptarëve, 47% e të sëmurëve kronikë me diabet dhe hipertension

Lapsi.al 15 March 2022
Shifrat shqetësuese të shëndetit të shqiptarëve, 47% e

Të sëmurët kronikë në vendin tonë dominohen nga dy grup diagnozash që kanë përgjegjëse stilin e jetesës. Mungesa e aktivitetit fizik dhe kequshqyerja po përhapin diabetin dhe hipertensionin në masë. Të dhënat e INSTAT tregojnë se në vitin 2020 gati gjysma e të sëmurëve kronike që trajtohen me rimbursim vuanin nga hipertensioni dhe diabeti. Bazuar në sistemin e recetës elektronike me rimbursim në vitin 2020, 11,5% e pacientëve kronikë janë trajtuar për diabet Mellitus dhe 36,1% e pacientëve kronik për Hipertension Arterial.

Sipas qarqeve, Durrësi ka përqindjen më të lartë të pacientëve kronik të trajtuar për Diabet Mellitus me 14,5%, ndërsa për Hipertension Arterial përqindjen më të lartë e ka qarku Kukës me 48,4%. Anketat e INSTAT dhe Institutit të Shëndetit kanë gjetur se përhapja në masë e diabetit dhe hipertensionit vijnë si pasojë e sjelljeve të konsideruara me risk për shëndetin si: konsumimi i alkoolit, pirja e duhanit dhe jeta sedentare. Stili i jetesës ka ndikim të rëndësishëm në rritjen e jetëgjatësisë nëpërmjet parandalimit të shumë sëmundjeve kronike si: hipertensioni, yndyrnat në gjak dhe obeziteti etj. Sipas studimit të fundit Demografik dhe Shëndetësor (2017/18), 5,0% e grave dhe 36,0% e burrave të moshës 15-49 vjeç ishin duhanpirës. Të dhënat sipas qarqeve tregojnë se përqindja me e lartë e burrave 15-49 vjeç që pinë duhan është në qarkun Vlorë (44,9%) dhe përqindja më e ulët në qarkun Korçë (22,9%). Ndërkohë përqindja më e lartë e grave që pinë duhan është në qarkun e Tiranës (7,2%) dhe përqindja më e ulët në qarkun e Kukësit (0,2%)

Sipas të njëjtit studim, më shumë se 1 në 4 gra (28%) dhe 6 në 10 burra (60%) të moshës 15-49 vjeç kanë konsumuar alkool në 12 muajt e fundit. Përqindja më e lartë e burrave që konsumojnë alkool është në qarkun Fier (88,4%), Berat (87,1%) dhe Lezhë (67,3%) dhe përqindja më e ulët është në qarkun Dibër (28,2%) dhe Kukës (39,1%). Përqindja e grave të moshës 15-49 vjeç që konsumojnë alkool është më e lartë në qarkun Berat (44,1%), Tiranë (40,7%) dhe Vlorë (36,8%). Ndërkohë përqindja më e ulët është në qarkun Kukës (4,0%), Dibër (5,0%) dhe Shkodër (7,4%).

Aktiviteti fizik është një tjetër faktor me rëndësi të veçantë në shëndetin e njeriut. Rreth 1 në 10 burra dhe gra të moshës 15-49 vjeç përfshihen në aktivitet të rregullt fizik (5-7 ditë në javë). Të dhënat për burrat tregojnë se qarqet me përqindje më të lartë që kryejnë aktivitet fizik janë Tiranë dhe Vlorë, përkatësisht 38,2% dhe 30,7%. Ndërkohë për gratë, qarqet me përqindjen më të lartë të këtij aktiviteti janë Tiranë dhe Elbasan, përkatësisht 28,1% dhe 24,7%./MONITOR

https://www.monitor.al/shqiptaret-duhet-te-ndryshojne-stilin-e-jeteses-47-e-te-semureve-kronik-me-diabet-dhe-hipertension/

 

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI