Flash

Ibrahimovic ka luajtur vetëm 8 minuta pas dëmtimit, Suedia e thërret për playoff e Botërorit

Lapsi.al 16 March 2022
Ibrahimovic ka luajtur vetëm 8 minuta pas dëmtimit, Suedia e
Zlatan Ibrahimovic figuron në listën e 25 të grumbulluarve nga trajneri suedez Janne Andersson për playoff-in e Kupës së Botës kundër Republikës Çeke: në rast fitoreje suedezët do të përballen me Poloninë, tashmë të kualifikuar në aktin e fundit për shkak të përjashtimit të Rusisë për luftën në Ukrainë. Sulmuesi i Milanit sapo është rikthyer pas një muaji pushim për shkak të një problemi në tendinën e Akilit dhe ka luajtur vetëm 8' mes Napolit dhe Empolit. Edhe pse këtë sezon ka kaluar më shumë kohë në infermieri sesa në fushë (21 paraqitje në total dhe 8 gola), Suedia nuk heq dorë nga karizma, klasi dhe përvoja e sulmuesit 40-vjeçar të Milan. Paraqitja e tij e fundit daton në 14 nëntor 2021, 17 minuta në disfatën kundër Spanjës që e detyroi kombëtaren skandinave të shkonte në play-off. Për golin e tij të fundit, duhet kthyer mbrapsht 7 vjet deri në 17 nëntor 2015, kur realizoi një dygolësh në play-off për kualifikimin në Euro 2016 ndaj Danimarkës. E përfshirë në grupin B, Suedia do të përballet me Republikën Çeke në Friends Arena në Solna më 24 mars dhe, nëse fiton, me Poloninë më 29 mars.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI