Flash

NATO tenton të krijojë ura komunikimi me Rusinë, Putin nuk përgjigjet

Lapsi.al 16 March 2022
NATO tenton të krijojë ura komunikimi me Rusinë, Putin nuk

Teksa pushtimi rus i Ukrainës është përhapur në perëndim drejt territorit të NATO-s, duket se zyrtarët e NATO-s duan të zbusin konfliktin Rusi-Ukrainë.

NATO ka tentuar në një përpjekje të dështuar të komunikojë me Rusinë nëpërmjet një telefonate, shkruan CNN.

“Ne po përpiqemi të komunikojmë me ta. Por për të biseduar duhet të ketë dy palë që të komunikohet”, thanë zyrtarët e lartë të NATO-s.

Komentet e zyrtarëve të NATO-s pasuan sulmet e Rusisë në një bazë ushtarake ukrainase në fillim të kësaj jave, vetëm 10 milje nga kufiri polak, gjë që ngriti shqetësime për përhapjen e mundshme të konfliktit në një vend anëtar të NATO-s.

“Siç e kemi parë tani, Rusia është e përgatitur të përdorë përsëri, në mes të Evropës, mjete ushtarake për të arritur qëllimet politike, ia vlen dhe do të diskutohet për të çuar përpara sistemin e integruar të mbrojtjes ajrore dhe raketore për të mbuluar zonat që janë ngjitur me Rusinë, “tha një nga zyrtarët.

Këto zona përfshijnë Bjellorusinë dhe potencialisht Ukrainën, shtoi ai.

Komandanti suprem aleat i NATO-s ka aktualisht komandën dhe kontrollin mbi rreth 40,000 ushtarë, tha zyrtari, si dhe qindra avionë dhe më shumë se 200 anije në det.

Të pyetur në lidhje me thirrjen e Polonisë të mërkurën për të dërguar forcat e NATO-s në Ukrainë në një mision “paqeruajtës”, zyrtarët ushtarakë të NATO-s sugjeruan se një plan i tillë do të ishte i paqëndrueshëm.

“Ne po shohim dy shtete kombe që janë në një luftë. Nëse ata bien dakord për një zgjidhje të besueshme dhe të fuqishme paqeje, unë nuk shoh domosdoshmërisht nevojën për një mision paqeruajtës, “tha një nga zyrtarët. Dhe nëse po shikoni versionin tjetër të ‘ruajtjes së paqes’, që në fakt është ‘zbatimi i paqes’, dua të them, kjo është lufta me Rusinë.”

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI